Dorëhiqet kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, merr në hetim Donald Trump

BOTA


Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale pasi sipas mediave amerikane do të hetojë Donald Trump në SHBA.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.


Ishte Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, që ka njoftuar për emërimin e Smith si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vijim.

I pari është ai për hetimin e dosjes gjyqësore në distriktin e Kolumbisë, nëse ndonjë persona ose subjekt ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe certifikimit të tyre.

Hetimi i dytë më të cilin do të merret Smith ka të bëjë me disa dokumente të klasifikuara dhe të dhëna të tjera presidenciale si dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi.




Skip to toolbar