Dosja Babale, shtyhet seanca gjyqësore që ishte planifikuar të premten. Ja arsyeja

AKTUALITET


Seanca gjyqësore për Ervin Salianjin që ishte planifikuar të premten është shtyrë.

Në njoftimin e gjykatës së Apelit thuhet se seanca nuk do të zhvillohet për shkak se prokurori ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës një kërkesë për shtyrje, duke parashtuar se për arsye objektive nuk do të jetë i pranishëm.


Evin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshirë edhe Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi./abcnews.al




Skip to toolbar