“Dronët Bajraktar mbërrijnë në Shqipëri”, Peleshi: Rritet aftësia mbrojtëse e vendit

AKTUALITET


Dronët Bajraktar janë në Shqipëri”. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili sqaroi më tej se prej dy ditësh ka nisur montimi dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.

“Dronët Bajraktar të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!


Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha Peleshi.

Ministri nënvizoi më tej se ky zhvillim shërben si dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për garantimin e sigurisë kombëtare.

Teksa e cilësoi si një arritje mbërritjen e dronëve Bajraktar në Shqipëri, Peleshi theksoi se është simbol i dedikimit të qeverisë shqiptare drejt modernizimit dhe inovacionit në FA.

Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.

Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.




Skip to toolbar