“Dy orë pa drita, vdiqën 4 pacientë”, QSUT rrëzon spekulimet e Vokshit

AKTUALITET


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka dalë me një reagim zyrtar pas deklaratave të Albana Vokshit në lidhje me zjarrin që ra dy muaj më parë në urgjencën e QSUT, e cila është ende jashtë funksionit.

QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.


Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:

Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror. I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.

Ditën e sotme, Albana Vokshi spekuloi në Komisionin e Shëndetësisë duke u shprehur se:

‘Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’




Skip to toolbar