E ardhmja e Valverdes në pikëpyetje, Barcelona mund ta largojë pa kosto!

SPORT


E ardhmja e Ernesto Valverdes te Barcelona, pasi kjo e fundit u eleminua në mënyrë të turpshme nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League, tashmë është e paqartë. Pas atij dështimi, mediat kanë nisur të gjejnë fajtorin, teksa Valverde është njeriu kryesor që mban përgjegjësinë, pasi e njëjta histori u përsëritë për dy vite radhazi.

Kështu media katalanase “Sport”, tregon se trajneri aktual i Barcelonës e ka të vështirë votëbesimin nga drejtuesit e klubit, të cilët me shumë mundësi nuk mund ta falin një dështim të tillë dy herë radhazi, teksa vejt katalanasit u eleminuan në mënyrë të ngjashme nga çerekfinalja e Champions League nga Roma.

Valverde rinovoi kontratën edhe për një sezon gjatë shkurtit të këtij viti, mirëpo disfata në Champions është e rëndë. Megjithatë, kontrata ka një klauzolë lehtësuese për Barcelonën, pasi është parashikuar shkarkimi apo largimi me dëshirë i trajnerit në çdo fund sezoni.

Në rast të një largimi të hershëm, marrëveshja është e dakorduar dhe Valverde nuk duhet të kompensohet për vitin e mbetur të kontratës. Nëse klubi tashmë e konsideron të mbaruar ciklin e tij, mund të aktivizojë klauzolën, pa ia paguar kontratën e plotë (sipas kohëzgjatjes). Në të njëjtën mënyrë, nëse Valverde dëshiron të largohet, ose të shkojë në një tjetër klub, ai ka një klauzolë të njëjtë, nuk i detyrohet asgjë Barcelonës.



Skip to toolbar