Besimtaret ortodoksë në qytetin e Korçës, por dhe qindra qytetarë janë bërë pjesë pasditen e së premtes, të kremtimeve të asaj çka njihet në kalendarin ortodoks si e “Premtja e Zezë”.
Kjo ditë simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit, kryqëzimin dhe vdekjen e tij në Kryq.
Për të ndjekur procesionin e organizuar nga Mitropolia e Korçës, kanë ardhur dhe pelegrinë nga qytete të tjera të vendit, por dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi./abcnews.al