E rëndë në Gramsh/ Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, nisin kontrollet për të gjetur trupin

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh. Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Banjës. Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh, pasi vuante nga problemet mendore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.


Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Gramsh, ka kallëzuar shtetasi se pasditën e djeshme, i ishte larguar nga banesa djali i tij shtetasi 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, dhe rreth orës 12:30, kanë gjetur në afërsi të liqenit të Banjës, në fshatin Qerret, sende të 30-vjeçarit (qese me duhan), i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëses sëbashku me familjarët vijojnë kërkimet përgjatë rrjedhës së liqenit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit./abcnews.al




Skip to toolbar