Edhe vetë timonin, edhe pa duar: Rama shfaqet “pilot” i sigurt, mesazh Bashës

AKTUALITET


“Timoni i qeverisë për momentin jam unë”, thotë Rama në videon që ka publikuar në facebook ku shfaqet si një “pilot” i vërtetë garash duke i dhënë makinës pa e prekur fare timonin. Kryeministri ka publikuar në rrjet një video ku shfaqet në vendin e shoferit me timonin përpara, duke i dhënë makinës pa e prekur fare atë dhe siç shkruan vetë ai “me timon, pa timon, shoferi jonë, është kampion” duke cituar vargjet e një këngë të vjetër. Timoni ka dhe një simbolikë tjetër atë të drejtimit të qeverisë, për të cilën Rama jo më kot shkruan se është kampion dhe se do të vazhdojë të jetë ai timoni i qeverisë, duke i çuar në këtë mënyrë një mesazh kreut të PD-së Basha, i cili kërkon largimin e Ramës.

“Kur thosha se do të vijë dita që makina do të ecë vetë dhe s’do kem nevojë ta marr patentën nuk më besonte njeri, tani shikojeni sesi erdhi dita. Ky është vetëm fillimi s’keni parë gjë akoma. Makina ecën vetë dhe unë mund të merrem me facebook-un duke u kthyer përgjigje dhe duke i dhënë makinës pa qenë shofer. Kështu që ju rrofshin patentat. Sa mirë do ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë drejtim automatik, por për këtë s’ka mundësi. Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, mbetet si të thuash njeriu dhe në këtë periudhë njeriu jam unë. Ndërsa për makinat po vjen kohë tjetër dhe po vjen shumë shpejt”, thotë Rama, i cili e ka edhe një kunj për BE-në.


“Nuk jemi në hënë, as në Gjermani dhe as në Japoni por jemi në Shqipëri dhe zhvillimi teknologjik e fut Shqipërinë në vendet e zhvilluara të botës”, thotë kryeministri.

E gjithë kjo është meritë e revolucionit teknologjik dhe e platformës 5G e cila parashikohet të ndryshojë rrënjësisht çdo sektor zhvillimi në Shqipëri.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 30. Oktober 2019



Skip to toolbar