Harxhi zbulon dënimin e SHBA për PD: Bashën e ktheu në organizatë të dhunshme

Më të fundit


Edith Harxhi, ish-Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë gjatë qeverisjes së kryesuar nga Berisha, me kontakte dhe njohje në politikën ndërkombëtare, ka kritikuar ashpër Kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha, të cilin e cilëson përgjegjës që kjo parti është kthyer në një organizatë të dhunshme për SHBA, duke zbuluar kështu edhe dënimin e amerikanëve për kreun e opozitës. Ajo ka mbajtur qëndrim të fortë ndaj Bashës, duke e konsideruar fajtor për shkatërrimin e PD dhe etiketuar si “kryetari që s’u bë kurrë lider”.

Reagimi i plotë në Twitter


PD, organizatë e dhunshme? Kurrë nuk ka ndodhur diçka e tillë madje edhe në ditët më të vështira për PD dhe vendin, që Partia që solli pluralizmin në Shqipëri të mund të futet në këtë listë të SHBA. Paska qenë projekt i madh ky për shkatërrimin e PD. Fajtor kryesor për shkatërrimin e PD është kryetari që s’u bë kurrë lider. Por fajtor jemi edhe ne që e lamë të bënte me investimin tonë sikur të ishte malli i tij. Ne u ngritëm kundër diktaturës me mbështetjen e USA, ndërsa sot PD u rrënua e bashkë me të vendi! Ju bëj thirrje gjithë demokratëve të mos shohin se si po ndodh shkatërrimi i tyre nga një Kryeministër i marrë dhe një kryetar i padenjë, por të ngrihen dhe t’i bëjnë ballë këtij kurthi e të ringrejnë shpresën te shqiptarët. 1 korrik do të jetë vonë!




Skip to toolbar