Edvin Kulluri, Bashës: Je njish për të qenë dysh

Më të fundit


Ish -anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, i cili k qenë kritik i kryedemokratit Basha, 3 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit i ka dhënë një shuplakë të fortë Bashës, duke e kritikuar për strategjinë e ndjekur dhe duke e bërë përgjegjës për humbjet e PD. “Slogani me ne fitojnë të gjithë u shndërrua në një dekadë në me mua humbin të gjithë”, komenton Kulluri.

“Me ty Lulzim humbin qytetarët pa parti që qeverisen ende nga Edi Rama! Me ty Lulzim po humbin demokratët shpresën se do t’i sjellësh në pushtet! Me ty Lulzim humbën bashkitë që u fituan me aq mund në 2015-n pas humbjes së 2013-s! Me ty humbën ata që i lë jashtë parlamentit dhe partisë nga 2014 e më pas! Me ty humbën ata që të mbështeten për tu bërë kryetar dhe i preve në besë! Me ty humbën ata që nuk të votuan në 2013-n dhe i trajtove si kundërshtarë në parti! Me ty humbën mandatet e deputetit ata që i solle nga dritarja e partisë dhe i nxore nga dera e parlamentit! Me ty humbën aleatët që i lë jashtë zgjedhjeve në 2017 dhe tani sorollaten kuturu me ‘përmbysjen iluzionare të qeverisë’! Me ty humbën ndërkombëtarët që të mbështesnin si “yllin e ri të politikës”! Në 15 vite politike hyre, punove dhe e mbylle si “njësh për të qenë dysh”! Por ti mos e jep dorëheqjen pasi humbe çdo objektiv që i vure opozitës, se pa ty opozita edhe mund të fitojë! Jo, ose do humbet gjithçka dhe të gjithë ose nuk ka rrugë tjetër!


Edvin Kulluri u tërhoq si kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit brenda partisë, në tetor të vitit 2018, duke e cilësuar farsë garën dhe që PD ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të lidershipit të saj.




Skip to toolbar