Ekzekutimi i Tauland Gjikës në Vlorë, dorëzohet një nga autorët e dyshuar të vrasjes

AKTUALITET


Është vetëdorëzuar sot në Polici një nga autorët e dyshuar në vrasjen e Tauland Gjikës në Vlorë. 

Bëhet fjalë për Skedjan Gabranin, i cili ishte në kërkim për krimin e ndodhur më shumë se dy muaj më parë.


Tauland Gjika u ekzekutua me kallashnikov në datën 3 mars në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së së Apelit në Vlorë.

Gjikaj u qëllua teksa po ecte në trotuar, ku breshërisë së plumbave u shpëtuan për mrekulli disa kalimtarë.

Viktima ka mbajtur më herët dy mbiemra, Beqiraj dhe Manaj, dhe njihej si një person me precedentë të mëparshëm penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Lidhur me vrasjen e Tauland Gjikajt, Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans(Andi) Jonuzaj. Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Po ashtu fill pas vrasjes blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani, i cili u vetëdorëzua sot në Polici. Policia nuk ka saktësuar se kush ka qëlluar në drejtim të Tauland Gjikajt (Beqiraj).




Skip to toolbar