Enver Hoxhaj: Nëse zgjidhem kryetar qeverie, në mes të vitit firmosim njohjen reciproke me Serbinë

AKTUALITET


Kandidati për kryeministër i propozuar nga PDK-ja, Enver Hoxhaj tha sot për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nëse ai zgjidhet në krye të shtetit të Kosovës, do të krijojë një ‘momentum’ të ri diplomatik për Kosovën.

Ai theksoi se ky momentum do të sillte dhe një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë në mes të vitit.


“Duhet të shpërthejmë izolimin ndërkombëtar. Ne do të kemi një qartësim të saktë se çfarë duhet të bëjë Kosova në 2021-in. Me ardhjen e Biden do kemi një raport më të thellë, do të jetë iniciativë e imja që të krijoj një ‘momentum’ të ri, që amerikanët dhe europianët që të jenë të angazhuar dhe brenda vitit të ardhshëm të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë. Do krijojë një ‘momentum’ diplomatik. Kosova është e pavarur, do jemi shtet sovran. Kemi një temë të pambyllur, nuk jemi ende në OKB. Mendoj se Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të të kaluarës së saj, për përvojën dhe vizionin tim, mund të krijojë ide për mbylljen e këtyre bisedimeve. Kam marrë urimet e para nga ndërkombëtarët. Do të krijojmë një klimë të re. Për ne së pari është Kosova më pas nisin këto dallimet politike.”, tha Hoxhaj.

Duke u ndalur tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, Hoxhaj tha se kreu i shtetit do të duhet të përafrojë dhe përmirësojë klimën e polarizuar politike të vendit

“Mendoj se ajo çka kemi nevojë të flasim është jo për emra individuale, por për atë çka ka nevojë vendi të përfaqësohet nga presidenti. Presidenti i ardhshëm i Kosovës do te duhet te përafrojë dhe përmirësojë klimën e polarizuar politike te vendit. Se kemi shqetësimin kryesor se kush do të jetë presidenti, por që LDK të ketë timonin e qeverisë. Unë e shoh si një situatë komplekse politike dhe një lloj zhbërje të shtetësisë së Kosovës.”, pohoi kandidati për kryeministër i propozuar nga PDK-ja.




Skip to toolbar