Hoxhaj i vendosur: Çdo marrëveshje që kanë nënshkruar qeveritë e Kosovës do ta respektojmë.

AKTUALITET


Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër Enver Hoxhaj shprehet i vendosur në qëndrimin e tij për disa çështje të rëndësishme, një prej tyre për të ndjekur dhe promovuar idealet e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Hoxhaj tha në “Real Story” në News24 se çdo marrëveshje e nënshkruar nga qeveritë e Kosovës do të respektohet nga qeveria e ardhshme e PDK, nëse fiton. Ai shprehu dhe rezervat e tij për marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën tha se nuk është rezultat i negociatorëve të Kosovës.


Sipas tij, Kosova ka nevojë për një njohje të ndërsjelltë me Serbinë dhe jo dialog teknik të stërgjatur.

“Unë dua t’i ndjek dhe promovoj idealet e z. Veseli dhe z. Thaçi që padrejtësisht gjenden në Hagë e dyta unë do tregoj aftësitë dhe vullnetin që të udhëheq qeverinë e ardhshme të Kosovës. Dalloj prej të tjerëve që kanë qeverisur dy vitet e fundit se kur je në qeveri flet dhe në emër të qeverisë por dhe opozitës.

Ne mund të kemi dallime programore ideologjike, ndërsa dialogun Kosovë-Serbi nuk besoj se mund ta bëjë një kryeministër vetë. Këtë e ka bërë z. Hoti. nuk ka ditur të bëjë konsensus me partitë politike. Në demokraci qeveris qeveria por edhe opozita. Z. Kurti nuk ka ditur të krijojë unitet me partitë e tjera politike, por vetëm nëse marr mandatin e qytetarëve që ta qeveris qeverinë e ardhshme të Kosovë.

Çdo marrëveshje që kanë nënshkruar qeveritë e Kosovës do t’i respektojmë. Dilemën që kam pasur tek marrëveshja e Kosovës, është që qeveria e Kosovës ka dështuar ta zbatojë. Ka nënshkruar një tekst që më shumë e kanë negociuar dhe ofruar në tavolinë amerikanët se sa z. Hoti dhe delegacioni i Kosovës. Nuk ka qenë rezultat i negociatorëve të Kosovës.
Ajo që do të angazhohem unë, është që Kosova ka nevojë për një njohje të ndërsjelltë me Serbinë. Normalizimi politik mund të jetë njohja reciproke dhe jo një dialog teknik i stërgjatur. Tema kryesore që do të kem në tavolinë sapo të marr qeverinë, do jetë pandemia, shëndetësia, arsimi. Në qeveri si ministër kam pasur rezultate konkrete. Do të prodhoj rezultate konkrete gjatë udhëheqjes së qeverisë. për mua qëndrimi në qeveri është që ta ndryshoj Kosovën dhe këtu shkoj me vendosmëri të plotë”, deklaroi ndër të tjera Hoxhaj.




Skip to toolbar