Enver Hoxhaj: Po të isha kryeministër, vaksina anti-covid do ishte tashmë në Kosovë

AKTUALITET


Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se po të ishte ai në krye të qeverisë, në Kosovë tashmë do të kishte mbërritur vaksina anti-covid.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Hoxhaj tha se Kosova deri më tani për këtë çështje ka dështuar.


“Jemi në angazhim maksimal. Po të isha kryeministër, vaksina do të ishte tashmë në Kosovë tani. Deri më tani Kosova ka dështuar që të bëjë një gjë të tillë. Pasojat e pandemisë kanë të bëjnë me ndikimin ekonomik. Kemi marrë vendime. Kemi krijuar një fond për zhvillim të sektorit privat, se si të mbështesnim të papunët nga kjo pandemi. Kemi ofruar mbështetje për ata që do të tërheqin para nga trusti, pensione. Probleme për mësimin online janë të dimensioneve të ndryshme. Kemi ndërmend që të mëremi dhe me sistemin shëndetësor, pasi pandemia nuk zgjidhet për një afat të shkurtër.”, tha Hoxhaj, kandidat i PDK-së për kryeministër.




Skip to toolbar