Erjon Braçe përkujton Fatmir Xhindin dhe tregon se kush e vrau

Më të fundit


Janë mbushur 10 vjet nga vrasja në derë të shtëpisë të deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi dhe deri tani asnjë person nuk është vënë pas hekurave. Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë një postim në Instagram, ku kujton dhe vlerëson deputetin socialist, por njëherësh bën dhe një akuzë të fortë. “Fatmir Xhindin e vrau shteti”, shkruan Braçe. “E vranë për të pastruar territorin elektoral nga një politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, në Roskovec te rajonit më të rëndësishëm elektoral, i majtë, ne Fier!”, shton më tej ai, duke mos dhënë më shumë detaje.

Postimi i plotë i Braçes:


FATMIR XHINDI ISHTE NJE VELLA!

Per te gjithe ishte nje vella!

Keshtu do te jete!

Dhjete vjet me pare, nje muaj para zgjedhjeve, per shkak te tyre-ai ishte i pathyeshem, Fatmir Xhindin e vrane ne porte te shtepise!

#EVRAUSHTETI!

E vrane per te pastruar territorin elektoral nga nje politikan i pathyeshem! Pak jave para zgjedhjeve, ne Roskovec te rajonit me te rendesishem elektoral, i majte, ne Fier!

Vetem keshtu mund ta thyenin, duke e vrare! Me vote kurre! Se munden dot!

Burra si Fatmir Xhindi, rritur duke sherbyer per njerezit e rritur nga respekti i tyre, nuk thyen kurre se gjalli!

As se vdekuri! Kurre!




Skip to toolbar