Etilda Gjonaj dhe vajzat e FRESSH fitojnë mbi djemtë në volejboll – Tek Njësia 7 nuk bëhet vetëm politikë

Më të fundit


Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj jemi mësuar ta shohim teksa artikulon vendosmëri për realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi. Ndërsa sot nën petkun e kandidates për deputete të Partisë Socialiste tek Njësia 7 në Tiranë, ministrja ka përveshur mëngët dhe i ka hyrë fort një loje volejbolli me dy ekipe të gjinive të ndryshme nga FRESSH 7.

Këtë fakt e ka pohuar vetë Etilda Gjonaj në një mesazh në rrjetet e saj sociale ku nuk e fsheh gëzimin që si kapitene e ekipit të vajzave të Fressh7, bashkë me vajzat kanë arritur një fitore jo të lehtë sportive dhe gjinore ndaj djemve kundërshtarë. Etilda Gjonaj shkruan në Facebook ‘Në një lojë shumë të bukur volejbolli me Fressh #Njësia7! Gocat kundër çunave – Fituan gocat e Shtatës!


Etilda Gjonaj, siç e ka pohuar edhe vetë në disa intervista të fundit, është krejtësisht e angazhuar mes roleve të saj si personi kyç i Reformës në Drejtësi, si kandidate mjaft aktive e PS në listën e Tiranës si edhe si nënë e dedikuar e një djali 10-vjeçar me emër Itien.

Ministrja Gjonaj nuk e ka fshehur ngazëllimin e fitores në parketin e vollejbollit, ndërkohë që ka zbarkuar plotësisht në Njësinë 7 duke organizuar punën për fitoren ndoshta më të rëndësishme të karrierës së saj politike, atë të zgjedhjeve të përgjithshme të datës 25 Prill.





Skip to toolbar