Zgjedhjet, Yuri Kim: Siguroni zgjedhje të drejta

Më të fundit


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me fushatën elektorale në vendin tonë.

Kim përmes një postimi në Twitter shkruan se është e rëndësishme që të autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve me kohë dhe transparente.


Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë”, shkruan Kim.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të mos jetë me emrat e kandidatëve, por me numra, duke hedhur poshtë variantin e miratuar pak dite më parë nga Komisioneri Ilirjan Celibashi. Si rrjedhojë, u rrëzua kërkesa e PD që preferonte variantin me emra, por në format vertikal e jo horizontal siç ishte miratuar më herët. KAS pranoi gjithashtu ankimimin e Bindjes Demokratike sa i përket çështjes së ngjashmërisë së logos me atë të PD-së.




Skip to toolbar