FA nis ngritjen e çadrave, Forcat e Kosovës mbërrijnë në Thumanë

AKTUALITET


Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur ngritjen e çadrave për të strehuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që la pas viktima e shumë dëme materiale në vendin tonë. Fillimisht çadrat kanë nisur të hapen në Fushë-Krujë e Durrës, për shkak se zonat më të prekura nga ky tërmet ishin në Thumanë dhe në qytetin e Durrësit, ndërkohë që edhe Tirana ka vënë në dispozicion ambientet e saj.

Nga ana tjetër, ashtu siç pritej, Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë mbërritur në Thumanë në ndihmë të autoriteteve shqiptare. Dhjetëra makina me forca speciale të ushtrisë dhe të policisë së Kosovës janë paraqitur pranë autoriteteve shqiptare për të ofruar ndihmën e tyre, ndërsa priten forca nga vendet e tjera, si Greqia, Italia, Mali i Zi dhe Franca, ku shumë prej tyre priten të mbërrijnë me avionë ushtarakë në Rinas.





Skip to toolbar