Tërmeti bën xhiron e botës, nga CNN te BBC. Çfarë shkruajnë mediat botërore

AKTUALITET


Tërmeti që shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës ka marrë vëmendje maksimale nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare.

BBC, The Guardian, CNN dhe media të tjera ndërkombëtare shkruajnë se tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Detin Adriatik ka shkaktuar viktima, nga shembja e ndërtesave dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja.  Tërmeti u ndje në gjithë rajonin, edhe në Itali në Novi Sad të Serbisë, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.


Prestigjiozja Euro News shkruan se një tërmeti që goditi Shqipërinë gjatë natës ka shkaktuar disa viktima dhe shumë të plagosur, por Euronews vë theksin tek solidariteti njerëzor ndaj të dëmtuarve duke e cilësuar atë shembullor.

Edhe mediat italiane e kanë pasur kryeartikull tërmetin në Shqipëri. TGcom.it shkruan se 9 persona kanë humbur jetën deri tani, ndërsa janë me qindra personat e plagosur. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Itali veçanërisht në zonën e Puglias e Basilicata. Instituti shqiptar i Sizmiologjisë numëron mbi 50 pas lëkundje me magnitudë më të ulët, 4.2 dhe 5.4.

“Dy gra janë gjetur të vdekura nën rrënojat e një pallati të shembur në Thumanë, një fshat rreth 40 kilometra nga Tirana, një viktimë regjistrohet në Lezhë dhe një burrë është gjetur i pajetë në Durrës. Në Durrës janë gjetur të paktën edhe 3 persona të tjerë të pajetë, nën rrënojat e një pallati të shembur në zonën e plazhit. Ndërsa në Kurbin një burrë ka vdekur pasi është hedhur nga ballkoni në përpjekje për të shpëtuar jetën”, shkruan Tgcom.




Skip to toolbar