Feriz Bardhi, që u vra në Durrës, në 2012 sfidonte karabinierët me BMW X6

AKTUALITET


Rreth orës 13:00 të së enjtes, në Durrës u qëllua për vdekje një 40-vjeçar. Ai ishte Feriz Bardhi, i cili u ekzekutua në derën e banesës së tij nga persona të panjohur. Policia gjeti, pas atentatit, dy mjete të djegura në Durrës dhe Fushë Krujë, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për të ekzekutuar Feriz Bardhin.

Pistat në të cilat policia po heton, është e kaluara e Bardhit në Itali dhe lidhjet e tij me trafikun e drogave të forta. Por cili është Feriz Bardhi dhe çfarë të shkuare ka pasur ai? Në 11 qershor të vitit 2012, Feriz Bardhi dhe një tjetër shtetas shqiptar, me banim në Itali, u arrestuan në një autostradë nga policia e Pescaras.


 Bardhi dhe shtetasi tjetër, Arif Qelia, sipas mediave italiane, u arrestuan në autostradë gjatë rrugës për në Toscana dhe pas më shumë se një ore ndjekje, në një aksion i ngjashëm si në filma. Sipas lajmeve, që shkruanin gazetat italiane 7 vite më parë, mësohet se këta dy persona, kishin shkuar në Abruzzo për të blerë kokainë, të cilën më pas do ta shisnin në rajonin e Toscanas. Policia merr informacione për këtë akt të trafikut të drogës, dhe menjëherë vihet në ndjekje të tyre. Policia italiane pikas një mjet tip BMW X6 në autrostradë, brenda së cilës ishin dy persona, Feriz Bardhi dhe Arif Qelia.

Policia vihet në ndjekje të tyre, duke u kërkuar që të ndalonin, por dy trafikantët e drogës refuzojnë të ndalojnë, duke sfiduar karabinierët italianë në autostradë. Megjithatë, pas një ore aksion, policia arrin të bllokojë mjetin dhe të arrestojë dy shtetasit shqiptar. Ndërsa pas kontrollit në mjetin e tyre u gjet dhe 700 gramë kokainë.

Në atë kohë, ndonëse u tha se dy personat mund të ishin korrierë, hetuesit kishin dyshime se ata kishin grada të tjera, ndoshta drejtues të një rrjeti trafiku droge. Pasi udhëtimi në Abruzzo ishte për herë të parë, dhe sipas medias, ky udhëtim kishte të bënte me njohjen e furnizuesve të rinj të dy shqiptarëve të arrestuar. Pikërisht, në pistën e trafikut të drogës dhe të shkuarës në Itali, policia shqiptare është duke hetuar për të hedhur dritë mbi vrasjen e Feriz Bardhit.




Skip to toolbar