Fleta e votimit, Yuri Kim: Mbështesim përpjekjet e KQZ për kushte të drejta

Më të fundit



Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin e Celibashit se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Znj.Kim thotë se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.


NJOFTIMI NGA AMBASADORJA E SHBA

Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit  – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.