Formacioni zyrtar, Reja habit, mbrojtësin e kthen mesfushor

Më të fundit


Rreth një orë para nisjes së sfidës me Islandën, trajneri Edy Reja ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën kualifikuese. Ashtu siç kishte premtuar, trajneri Reja ka bërë ndryshime në formacion në krahasim me takimin ndaj Francës.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të ketë katër lojtarë. Dermaku dhe Gjimshiti janë në qendër, ndërsa Hysaj dhe Lenjani në krahë. Në mesin e fushës, Reja i ka besuar treshes Gjasula, Ismajli dhe Bare, duke me një tjetër ndryshim në fakt i papritur, pasi Ardian Ismajli, nga qendër mbrojtës do të aktivizohet si qendër mesfushor.


Ndërkohë, në sulm do të jetë Cikalleshi dhe Manaj, të asistuar nga Memushaj. Ndërkohë nga ndeshja e parë është ulur në stol Odise Roshi, Myrto Uzuni, Amir Abrashi, Mërgim Mavraj dhe Ylber Ramadani.




Skip to toolbar