Një rast sa i çuditshëm por edhe qesharak është duke u gjykuar në një gjykatë në Francë, ndërsa ka hapur edhe një debat të gjerë në vend. Një gjeli i quajtur Maurice përfundoi në gjyq në Francën perëndimore, duke u kthyer në një simbol debati mes komunitetit urban dhe atij rural.
Maurice është paditur nga fqinjët e pronareve të tij për ndotje akustike. Avokati i familjes paditëse ka thënë se klientët e tij kërkojnë qetësi dhe të jenë në gjendje të bëjnë një gjumë të rehatshëm dhe të plotë deri në një orë normale në mëngjes. “Ky gjel këndon ditë e natë. Sigurisht është detyra e gjelit të këndojë çdo mëngjes, por kjo është ende një zonë urbane dhe ky është edhe diskutimi që ato nuk jetojnë në një zonë rurale. Klientët e mi kanë në rezidencë që në 2003/2004, ndërsa gjeli ka ardhur në 2017. Vendi i tij nuk është këtu.” – tha avokati
Pronarja e gjelit, Corinne Fesseau tha se gjeli i saj nuk kishte bezdisur kurrë njeri më parë, ndërsa është munduar të arrijë një marrëveshje me fqinjët e saj, që kalojnë vëtëm disa ditë në vit në atë shtëpi. “Maurice nuk këndon më në fakt. Thonë se ai këndon gjatë gjithë kohës, nga mëngjesi në darkë, por kjo nuk është e vërtetë. Më kërkuan në 2017 për herë të parë që ta bëja Maurice të pushonte dhe të rrinte urtë. Ne u munduam të negocionim me to, por ato nuk pranuan asgjë dhe na mbyllën derën duke shmangur çdo lloj komunikimi. U munduam t’i telefonimin, por gjithmone ishin shumë agresiv ndaj të gjithëve.” – tha Fesseau.
Çështja u ngrit në një gjykatë në Rochefort në 4 korrik. Edhe pse vendimi nuk pritet të jepet para muajit shtator, çështja ka ngritur një debat të gjerë në Francë mes komunitetit urban dhe atij rural. Një peticion për të shpëtuar Mauricen është firmosur nga më shumë se 100 000 persona.
Kryetari i bashkisë së Gajac tha se gjeli është një simbol i Francës dhe më e pakta që mund të bëjmë është që t’i lejojmë ato të këndojnë nëse dua ta bëjnë këtë. “Nuk jam duke kërkuar të pamundurën, por thjeshtë njerëzit të jenë më të arsyeshëm në atë që kërkojnë.”