Fushata e PS 12 yje për 12 qarqe, drejtuesit politikë të qarqeve: Rezultat më të mirë se 2021

Më të fundit


Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelën këtë të shtunë, zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skënderbej.

Në mes të skenës ishin vendosur edhe 12 yje të BE, të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit.

Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, tubimi kulmoi me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. “Basti’ i vendosur nga 12 drejtuesit e qarqeve, ishte një rezultat më i mirë për PS në 11 maj, se në 2021 dhe 2023.

MESAZHET E 12 DREJTUESVE TË QARQEVE NË ÇELJEN E FUSHATËS

Ora 13:56  Peleshi: Nga Korça do sjellim 7 mandate. Bëjmë realitet ëndrrën europiane

Peleshi: Në Shqipëri edhe dielli lind nga Perëndimi thanë rilindasit tanë. Në dhjetor 1990 klithëm në këtë shesh e duam shqipërinë si Europa. Ecëm u rrëzuam u ngritëm, ndërtuam, disa të tjerë më pas prishën. Më pas gjetëm një timonier, Edi Rama, punuam në cdo cep të Shqipërisë. Është dita për t’i dhënë vulën ëndrës për Shqipërinë Europiane. Në qarkun e Korcës kemi punuar krah shqiptarëve për të ardhur kjo ditë, sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, sot Shqipëria sheh flamujt kombëtar jo të partive, ndaj I ftojmë të gjithë pa dallim për Shqipiërinë europianë. Vetëm me Ramën dhe me PS mund ti japim pasaportën europiane. Do sjellim 7 mandate nga Korca për fitoren e PS.

Ora 13:48  Çuçi: Më 12 maj, vijmë me 9 mandate. Vlora nuk e hedh votën dëm në kënetë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Çuçi prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku.

“Të dashur qytetarë të Vlorës, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Konispolit jemi në këtë shesh në një moment historik, për të bërë realitet pasaportën europiane për cdo shqiptar. Mandate ynë I katërt do të jetë kurorzimi i rrugëtimit tonë për një vend që bëhet anëtar I BE me të drejta të plota, liri dhe dinjitet për cdo shqiptar. Vlora hyn në garë si shëmbëlltyra e PS dhe fuqisë tranformuese të saj. Nga një qytet I harruar në perlën e Mesdheut. Nga Lungomare, tuneli i Logarasë dhe 150 projekte të tjera dhe investime, kemi treguar sesi përkthehet vota e dhënë për PS. Ndryshimi është ndjerë në cdo cep. Vijmë sot në shesh me 8 mandate dhe ju premtojmë që në datë 12 do të vijmë me 9 të tilla sepse qytetarët dijnë të njohin ndryshimin dhe të besojnë tek ata që punojnë dhe janë të mencur mos të hedhin votën dëm për kënetën. Kërkojmë  voten e cdo qytetari që beson se Europa është destinacioni ynë, të majtë e të djathtë bashkohuni me nr 5, vetëm me Ramën dhe PS do fitojmë betejën për pasaportën europiane. Rroftë Vlora dhe Shqipëria europiane!”

Ora 13:38 Kumbaro: Gjirokastra sot zemra e turizmit. Synojmë rezultat historik 4 me 0

Gjirokastra u prezantua në celje të fushatës me ison polifonike trandicionale të krahinës. Mirela Kumbaro, drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës u shpreh në celje të fushatës se pa asnjë dilemë PS ne keto zgjedhje do te marrë më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero”

“Nga Gjirokastra ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë, me Anilën nga lugina e Përmetit, Shyqyriun nga Memaliaj, me Tërmet Pecin nga zemra e labërisë dhe Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë. Nuk ka asnjë dyshim se këtë këngë sot nuk e kemi bërë për këtë ditë, ka kohë që e këndojnë sepse kemi 12 vjet që punojmë. Ne në Gjirokastër flasim me zemër e pasion. Nuk mund të jetë tjetër, Gjirokastra modeli më i artë se cfarë është në gjendje të bëjë PS dhe vizioni i kryeministrit Rama. Gjirokastra sot zemra e turizmit. Pa asnjë dilemë do marrim më shumë vota se 2021 e 2023, po synojmë rezultat historik 4 me zero.

Ora 13:30 PS çel zyrtarisht fushatën, Demo: Jemi me zemër me Edi Ramën. Projektet madhore do të tranformojnë Beratin

Drejtuesi politik i qarkut Berat Ervin Demo prezantoi kandidatët për deputetë të Beratit në marshin elektoral të 11 majit. Ai tha se Berati është me zemër me Edi Ramën për projektet madhore që do e transfromojnë qytetin.

“Përshëndetje nga Skrapari ne Polican nga Dimali në Kucovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi të gjithë europianë sepse jemi krenarë që jemi shqiptar. Nuk ka rrugë për integrim nëse nuk jemi komod në lëkurën tonë. Jemi krenar që në Berat kanë ndodhur transformime. Data 11 maj është udhëkryq I rëndësishëm për vendin tonë. Ne në Berat jemi me zemër me Edi Ramën. Kemi projekte madhore që do të transformojnë Beratin, rruga Berat Skrapar. Lidhja me Korcën, Përmetin, Gjirokastrën e kthen Beratin në motor tranformimi. Në 11 maj kemi vetëm një fjalë nr pesë dhe Edi Ramën.”

Ora 13:25 Manastirliu: Tirana shëmbëlltyrë e transformimit. Spiropali: Nga ky shesh nis fitorja e madhe e PS

Për qarkun e Tiranës, fjalën e morën dy drejtuesit e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali.

“Nga ky shesh, sheshi i besimit fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me cdo shqiptar që ka zgjedhur të ecë përpara me krenari dhe vision europian. Janë 30 ditë vendimtare për të bërë Shqipërinë anëtare të BE që puna të mos ndalet. Tirana është shëmbëlltyra e këtij transformimi. Në cdo cep të Tiranës ndihet ndryshimi, Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që punon dhe nuk ndalet. Nga piramida, liqeni, shkollat e reja, rrugët, Tirana është simbol I trnasformimit. Të mbështesim PS dhe Ramën për të vijuar transformimin.” tha Manastirliu.

Nga ky shesh do të nisë fitorja e madhe e PS. Betejat elektorale nuk fitohen në sprintin e fundit, por fitohen në maratonë dhe Rama e kjo skuadër ka treguar se janë maratonomak për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Shqipëria shtëpia jonë e përbashkët, kjo është beteja me Shqipërinë ne BE apo në gropën e atyre nga ku nuk dolën as vetë. Mision historik për të realitet ëndrën e fëmijëve tanë. Sot Shqipëria është Shqipëria europiane dhe në 2030 ne do fitojmë me Ramën me PS me numrin 5” u shpreh Spiropali.

Ora 13:10  Beci: Shkodra porta e Europës në Shqipëri. Marrim së paku 5 mandate

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Benet Beci u shpreh se në Shkodër synojnë pesë mandate. Gjatë eventit të hapjes zyrtare të fushatës, Beci tha Shkodra është porta e Europës në Shqipëri dhe do të vijojë transformimi i tij.

“Nis me këtë këngë fitoren e 2023, ishte një këngë frymëzuese dhe fitoreje, simbolike për atë që po vinte në Shkodër. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo, në Malësi të Madhe, Pukë, Fushë Arrëz. Fitorja do të jetë shume më e madhe se e 2023, Shkodra është kthyer në kantier ndërtimi që nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri, me premtimet që kemi dhënë kemi provuar që një bashkëpunim me vendorit dhe qëndrorit sic është bërë në Shkodër gjatë kësaj periudhe është kyce. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm rrugët brenda apo autostradat janë ata që na bëjnë besimplotë që kemi dhënë provat që besimin e Shkodrës këto dy vite do ta cojmë më tej. Së paku me 5 mandate Shkodra do të vijë ne këto zgjedhje. Shkodranët janë mirënjohës dhe falenderues. Do jemi qyteti i surprizave dhe më shumë se pesë në këtë qytet.”

Ora 13:00 Mazniku: Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës

Drejtuesit politik i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku tha se Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.

“Ashtu si gurët e këtij sheshi, sot nga cdo cep Shqipëria është bashkë e qartë për drejtimin që do të marrë. Para kemi një ndër sfidat më të mëdha, qytetarë të barabartë në BE. Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Europës, për turizmin, industrinë e mbrojtjes, për zhvillimin që duhet bujqësisë, për tu ndërlidhur me autostradat e reja. Gjithë qarku e ka ndarë mendjen, I qartë I sigurisë që ne duhet të ecim drejt Europës. Jemi të vendosur se do të vijmë më 9 mandate, që jo vetëm Elbasani po gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë ndonjëherë. Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës.’ Tha Mazniku 

https://youtube.com/watch?v=pVryaqf3Zn4%3Ffeature%3Doembed

Ora 12: 48 PS çel zyrtarisht fushatën, Sako: Në Durrës do të marrim 9 mandate. Qytetet të transformuar falë Ramës 

Emirjana Sako, përfaqësuesja e qarkut të Durrës u shpreh se ambicia e PS në Durrës është për 9 mandate. Më tej ajo tha se Durrësi është transformuar falë mbështetjes së Ramës.

“Gjej momenti që të përshëndes ata emigrant që na ndjekin nga rrjetet sociale, të cilët do t’I kemi një mbështetje të jashtëzakonshem në datë 11. Ne hymë në garë si fitues me 8 deputetë dhe do e përfundojmë garën me 9 deputetë si fitues. Do të na besojnë mandatin e katërt për misonin e anëtarësimit në BE për tu dhënë fëmijëve tanë pasaportën europiane. Qytetet janë transfomuar falë mbështetjes së Ramës. Mijëra shtëpi u ndërtuan, turizmi ka ecur me hapa marrramendës, infrasturktura dhe gjithcka ka ndryshuar. Durrësi, Kruja, Shijaku do ja besojnë votën PS për të ndërtuart vepra të tjera madhore si porti Porto Romano, projekti i amfiteatrit etj. Do bëjmë cmos që vota të bashkojë të gjithë tek numri 5. Me Edin dhe PS, do të fitojmë betejën e gjatë për në sofrën e Europës.”

Ora 12:40 PS çel zyrtarisht fushatën, Shalsi: Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës

E konceptuar jo vetëm si një tubim elektoral, PS celi zyrtarisht këtë të shtunë fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas valles tradicionale të Kukësit, fjala i takoi drejtuesit politik të qarkut Eduard Shalsi.

“E kam parë shpesh këtë shesh por kurrë nuk e kam parë më shpresëdhënës. Tek po qëndroja më kujtohet Rama nga bashkia dhe mendimet e tij për këtë shesh. Historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar. Nga kioskat e deri te fillim vitet 90 i atij që sot është shndërruar në disa parti që po sheshin alternativa të reja. Po ja ku jemi sot, ky shesh i modernizimit të Shqipërisë. Jam i emocionuar si asnjëherë. Kukësi, nuk është një krahinë, është zemër, histori, traditë. Ju përcjellim përshëndetjet e tropojanëve dhe hasianëve. Kukësi ka prodhuar një mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit kosovarë. Kam një barrë të rëndë përgjegjësia për të drejtuar këtë qark. Nga Kukësi e Tropoja ka nisur transformimi, pas disa vitesh që shkova në Tropojë, nuk e njoha, edhe ujësjellësin në Viçidol e kishte çuar Edi Rama. Meriton që Kukësi si Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Europës.

Ora 12:36 PS çel fushatën, Balluku: Mandati i katërt, mandati i shqiptarëve. Objektiv 10 mandate në Fier

Drejtuesja e qarkut Fier Belinda Balluku, në celjen zyrtare të fushatës së socialistëve në sheshin Skënderbej u shpreh se ky mandat i katërt është i shqiptarëve për ta cuar vendin përpara sic vetëm Rama di. Më tej Balluku përmendi dhe objektivin e socialistëve në Fier që shkon përtej 10 mandateve.

“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu sic do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe cdo shqiptar.

Ora 12:28 Klosi: Rama vizionari që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE

Fjalimet i çeli, drejtuesi i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi I cili tha se sfida e PS është mirëqenia e qytetarëve.

“PS fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithëve ju me vete, drejtohet nga Rama vizionar që shndërroi Shqipërinë dhe e ka sjellë më pranë BE. Ne nga qarku Dibër erdhëm këtu me valle, sic pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit. Ne jemi një parti e madhe kemi kaluar shumë sfida por sfidën më të madhe kemi mirëqënien e qytetarëve. Besojmë te kjo forcë politike, besojmë në fitore. Do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati ndaj të votojmë Dibra e gjithë Shqipëria Edi Ramën dhe PS.” -u shpreh Klosi.



Skip to toolbar