Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidat nuk ka shprehur interes

AKTUALITET


Në datën 2 nëntor është afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat për të qenë pjesë e zgjedhjeve në drejtimin e strukturës antikorrupsion.

Gara është hapur më 16 shtator dhe vazhdon të jetë e hapur por asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të qenë drejtues i SPAK.


“Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidaturë, do të njoftoheni”– thuhet në një njoftim të shpërndarë në media.

Ndërkohë rikujtojmë se në krye të SPAK është Arben Kraja, të cilit i mbaron mandati në 18 dhjetor.




Skip to toolbar