Nga Brizida Gjikondi
Nëse duhet pak për të shkatërruar të tërën, atëherë kjo e tërapaska qënë një asgjë.
Dikur të pashë në një intervistë me skype nga shtëpia kuvajza e vogël kërkonte vëmëndjen tënde, më preku ajoskenë dhe më konfirmoi ndjesinë që kisha për ty, anëntënde njerzore, të një vajzë qytetare me këmbë në tokë, e fisme dhe e ekuilibruar.
Përherë të kam diferencuar me kusurin e grave në politikë, sepse ke diferencuar veten. Integriteti, qetësia, kthjelltësia, nuhatja dhe iniciativa për çështje me interes shoqëror, mëjanë dukur një veshje që të rrinte bukur dhe natyrshëm.
Por shpesh raportet e errësirës me dritën janë të brishta, sidomos kur ambicja për karrierë tejkalon dhe shkel mbiparimet e moralit qytetar personal.
Errësira tërheq errësirën, urrejtja dhe dhuna po ashtu,ja si je shprehur në 9 janar 2022, kur Berisha sulmoi egërsishtselinë e PD, fjalët e tua tekstualisht janë : “Vetëm dikujt qënuk i bëhet më vonë për PD mund të urdhëronte sulminkundër saj. 8 janari ishte dita e fundit e Sali Berishës nëpolitikë. Dje ishte një ditë e trishtë…”
Emri yt në listën e protestës së Berishës para ParlamentitEvropian në Strasburgu është një moment kthese nëkarrierën tënde morale politike, e përsëris, morale, sepseme karrierë imorale është dënglas politika shqiptare.
Gjithmonë veprimet që bëjmë në çdo moment janë dallgëqë formëzojnë realitetin tonë nesër dhe perceptimin e tëtjerëve për konseguencën tonë.
Ne duhet të jemi përherë katalizatorë të së mirës, sëgjykimit të drejtë, të mos përdorimit nga askush tjetër përveç se rrugëtimit tonë të nisur me 100 sakrifica, përballjeme intrigat dhe hijenat që janë me tonelata në politikënshqiptare.
Eshtë e vështirë rruga e grave në politikë, sidomos kurmardhënien e kanë me moralin qytetar dhe kombëtar dhe jome emra të përveçëm.
Por konseguenca tu kushtëzua dhe deformua nga “pushteti” i Berishës mbi listat e Deputetëve, momente të së vërtetëskëto…
Harrove çka ke thënë për reformën zgjedhore por dhe përvetë Berishën dhe përdorimit që po i bën ai PD për halletpersonale me drejtësinë. Pikërisht në Shkurt të këtij viti përZërin e Amerikës ke thënë “PD të mos përfshihet nëbetejën e Berishës me drejtësinë”
Ju e dini fort mirë se beteja e berishistëve dhe tashmë dhe e juaja me karriget dhe xhaketat e lagura me benzinë, nukështë për demokracinë shqiptare dhe shqiptarët sidomos, nuk jeni aq miope apo jo.
Gjithë ky agresivitet artificial dhe klimë e ndyrë hipokriteka të bëjë vetëm me pazaret e kahershme politike që bënime njëri tjetrin PS dhe rijetësimi i Berishës nën përdhunëne PD’së së mbetur.
Nga këto pazare u mor vula dhe sidomos ri’masakra mbihermetizimin e sistemit zgjedhor, masakër e cila përcëlloidhe balluket e moralit tuaj politik.
Por ju nuk ju bëhet vonë për klimën psikologjike dhekombëtare që zbrazni mbi shqiptarët, ju jeni totalisht tëshkëputur, nuk është kjo që i duhet Shqipërisë.
Përçarja, urrejtja dhe armiku i një gjaku janë pjelladjallëzore që përherë në shekuj kanë dëmtuar Shqipërinë, joaq ata që e kanë pjellë atë.
Ju zonja Tabaku jeni Kryetare e Këshillit Kombëtar tëIntegrimit dhe e Komisionit Parlamentar për Çështjet me BE-në, keni kanale dhe ura komunikimi me të gjithëfaktorët evropianë, si jashtë edhe brënda Shqipërisë, pasiInstitucionet ndërkombëtarë kanë përfaqësi dhe përfaqësuesseriozë në vendin tonë.
Nuk besoj se kanë vdekur rrugët institucionale tëkomunikimit që ju të katalizonit rrugët e preferuara tëBerishës, ato të dhunës.
Ja cfarë keni thënë ju si kryetare e këtij komisioniparlamentar në maj të këtij viti : “Opozita ka qenë pjesëaktive për procesin e Integrimit. Nëse ka pasur një rolpozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemikurrë pengesë”
Ju si drejtuese e Komisionit të Integrimit duhet të ishit e fundit që të promovonit këtë rrugë hipokrite dhe kaçake.
Përpara Parlamentit Evropian në Strasburg deri më tanikanë protestuar, grupe që nuk kanë status institucional dhemardhënie institucionale me BE’në, bujqit me traktoret e tyre, ambjentalistja Greta Thunberg, fëmijët jetimë me nënëgjallë… dhe Ju që kërkoni lirimin e Berishës dhe gjojapjesmarrjen në qeverinë teknike.
Pseudo protesta përpara BE’së vjen nga errësira e mëndjevedjallëzore që përherë shqiptarëve ju kanë zgjuar dheshumuar të ligën jo të mirën.
Protesta do mbarojë, si shumë të tjera, turpi dhe përçarja qëju mbillni {mbi shqiptarët e kam fjalën se për politikën nukja u qanë kush hallin se e gjeni pazarin}, do mbetet.
Dhuna është impotencë, duhet ta dish, sidomos kur është e vetmuar, nuk e ke parë që nuk u mbështet kush ?! Nuk e kekuptuar që si majtas e djathtas i keni neveritur shqiptarët.
Teatri juaj është shumë mediokër, recitiv, shterpë dhe itrishtueshëm, pjesmarrja juaj në të, zhgënjyese, perdja rabashkë me të dhe fasada juaj.
Emri në listën e Berishës nuk duhet të kompromentonterrugëtimin tënd, pasi shpesh nuk rrojmë vetëm për vete, poredhe për të përçuar vlera konseguente.
Po si thonë, më e vështirë është ta mbash fitoren se ta arrishatë. marinari i mirë njihet në stuhi, marinara i mirë nukshitet aq më pak për një vend në listën e helmuar tëBerishës.