Goditën eskortën e Ramës në Korçë, procedohen penalisht tre persona

AKTUALITET


Tre persona janë arrestuar dhe pritet të ndiqen penalisht nga policia e Korçës pasi, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit Rama. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa militantë të PD dolën në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”,  për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, i cili zhvillonte fushatën elektorale në qarkun e Korçës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit M.H, 34 vjeç, S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Ato akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar