Goditet grupi i prodhimit të drogës në Fier. 3 në pranga

AKTUALITET


Policia e Fierit arrestoi tre persona në flagrancë, të cilët u kapën me 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Sipas policisë, pas një hetimi njëmujor, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni nisi të martën në mëngjes në lagjen “1 Maj” në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u vunë në pranga tre shtetas, emrat e të cilëve jepen me inicialet: A.M., 40 vjeç banues në Fier, M.K., 46 vjeç banues në Fier dhe K.Sh., 40 vjeç banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/528993561004704/


Skip to toolbar