Helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe ia tregoi hoxhës, prokuroria: 35 vjet burg për nusen

AKTUALITET


Prokuroria e Krimeve të rënda ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Marjana Çemtën e cila një vit më parë helmoi vjehrrën me fostoksinë dhe krimin ia rrëfeu hoxhës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill të vitit 2018. Pasi helmoi vjehrrën, Marjana është rrëfyer tek hoxha Hysen Shehu të cilit i tregoi për krimin. Hoxha e kishte filmuar rrëfimin e saj. Videon në fjalë e ka parë Olti Lami, ish bashkëshorti i Marjanës 21 vjeçare, dhe djali i viktimës.


Dëshmia e Lamit në gjykatë ka fundosur 21 vjeçaren.

“I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo i tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke i thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që i kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi. Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për t’i thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”,- thuhet në rrëfimin e 21-vjeçares te Hoxha, dëshmi e ish bashkëshortit të saj.

Për këtë krim, prokuroria ka kërkuar 35 vite dënim me burg për Marjana Çemtën.




Skip to toolbar