I kërkuar për trafik droge dhe pastrim parash në SHBA, gjykata lë në burg malazezin

AKTUALITET


41-vjeçari malazez, i cili u arrestua dje në Tamarë pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti amerikan për trafik droge ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës.

Leksi Vulaj alias Aleksandër Vulaj, nga Tuzi i Malit të Zi iu komunikua masa ‘arrest me burg’, ndërkohë që brenda 40 ditëve duhet të mbërrije kërkesa për ekstradimin e tij drejt SHBA-ve. Lala bën me dije se nga viti 2019 Vulaj akuzohet se shpërndante kokainë në Miçigan.


Emri i tij është vënë ne shenjëtar të DEA-s pas rrëfimit të një personi të penduar. Vulaj pranoi mos të fliste sot në sallën e gjyqit.

Gazetarja Lala tha se Përmes te ashures se tij ai pastronte paratë, e cila hapte disa llogari bankare. Avokati i tij e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë, ndërsa kërkoi masën e ‘arrestit në shtëpi’, deri sa të mbërrinte kërkesa e ekstradimit.

ARRESTIMI
Vulaj u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Detroit”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, zyra e Interpolit në Policinë e Shtetit, Njësia Hetimore “Jointshield” që funksionon në bashkëpunim DSS dhe OSI në Ambasadën Amerikane dhe me zyrën e DEA-s Athinë.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kërkimore prej më shumë se dy muajsh, duke analizuar lëvizjet e këtij personi në territorin shqiptar, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij. Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Njësia Hetimore “Jointshield” finalizuan operacionin “Detroit”, si rezultat i të cilit u bë e mundur që në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, të kapej dhe të vihej në pranga 41-vjeçari.

Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.




Skip to toolbar