I maskuar si Haaland, John Cena prezanton turneun e organizuar nga Manchester City

BOTA


Sezoni në Angli po hyn në fazën e fundit dhe Manchester City po pretendon të fitojë Premier League, FA Cup, si dhe Champions League.

Por, “Qytetarët” tashmë kanë prezantuar turneun e tyre veror në SHBA, ku do të luajnë kundër Celtic, Milan, Barcelona dhe Chelsea.


Për të prezantuar turneun e tyre, ata nuk lëshuan vetëm një njoftim, por ata krijuan një skenar tepër interesant dhe gazmor.

Klubi i Manchester City angazhoi John Cena, ish-mundësin dhe aktorin që pozoi para pak ditësh lakuriq në ndarjen e Çmimeve Oscars, për të bërë publike turneun në SHBA.

Cena ishte veshur me fanellën e City, kishte vendosur një paruke për t’u dukur si Haaland dhe mori me video norvegjezin për të folur rreth turneut./h.ll/abcnews.al




Skip to toolbar