I mbuluar nga pluhuri, nxirret një i mbijetuar në Thumanë

AKTUALITET


Forcat speciale në terren kanë mundur të shpëtojnë një tjetër qytetar nga rrënojat në Thumanë. Ai u nxor nga gërmadhat e një pallati të shembur rreth orës 11:00.

Burri rreth të 50-ave raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shihet i mbuluar nga pluhuri, ndërsa i jepet ndihma e parë shëndetësore.

Ndërkohë që kalon koha, bien shanset për gjetjen e të mbijetuarve. Shqipëria u trondit nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme sot, ndërsa më i forti ishte ai i orës 03:54.



Skip to toolbar