Vila e shembur, ka ende shpresë: Djali është gjallë

AKTUALITET


Shpresa vdes e fundit. Djali që thërriste për ndihmë nga vila që tashmë është shembur totalisht në Kenetë të Durrësit, është gjallë. Aktualisht në terren forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e 17-vjeçarit.

Pak më herët u nxorën nga banesa, nga e cila tashmë ka ngelur vetëm një gërmadhë, dy trupa të pajetë. Ndërkohë nën rrënoja vijojnë të ngelen dhe 3 fëmijët e tjerë të kësaj familje, mes tyre dy vajza binjake, (jo më të mëdha se 3 vjeç). Në banesë në momentin kur ra tërmeti ishte gjyshja, bashkë me djalin të paralizuar dhe gruan e këtij, si dhe 4 nipërit e saj (fëmijët e djalit tjetër). Prindërit e 4 fëmijëve nuk ndodheshin në banesë, pasi babai ishte në Itali, ndërsa nëna e tyre për vizitë te motra në Tiranë. Sapo morën vesh lajmin, ata u nisën drejt Durrësit.





Skip to toolbar