I vihet flaka makinës së biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë

AKTUALITET


Një makinë tip “Benz” është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm pranë bordit të kullimit në Lezhë.

Makina është pronësinë e Ndue Pjetrushi (i njohur si ‘Noshi’),  biznesmen i cilit merret me tregtimin e naftës Shqipëri-Kosovë.


Mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës para shtëpisë së tij në Shëngjin dhe si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse zjarrvënia është e qëllimshme për shkak të biznesit të tij, apo është ndonjë defekt teknik. Mësohet se në zonë ka kamera sigurie dhe pranë shtëpisë së tij, por prej ditësh nuk funksionojnë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.




Skip to toolbar