“Ika se më rrezikohej jeta”, iraniani i kapur në Tiranë mbetet në burg

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” shtetasin iranian Bijon Poolandrag. Ai u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet. Iranian i u denoncua nga ana e një vajze.

Poolandrag akuzohet për “përgjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.


Mësohet se Bijon Poolandrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Prokuroria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme.

Iraniani ka thënë në gjyq se ka ikur nga Irani, sepse i rrezikohej jeta. “Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si9 asistencë nga një organizatë iraniane”, ka deklaruar ai.




Skip to toolbar