IKMT rrafshon 24 objekte në “Astir”. Deri në mbrëmje do të shemben të gjitha

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, njoftoi rreth orës 15:00 të pasdites të së martës, se deri në atë moment u prishën 24 objekte nga 33 të planifikuara në zonën e “Astirit”. “Prej mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 një katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do të prishen të gjitha brenda ditës së sotme”, tha IKMT në një njoftim zyrtar. Puna për prishjen e objekteve të ndërtuara përgjatë gjurmës ku do të zbatohet projekti i zgjerimit të Unazës së Re, nisi mëngjesin e të martës herët.

Inspektorët e IKMT u përballën me rezistencën e banorëve të “Astirit”, të cilët sulmuan punonjësit e policisë me gurë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta. Ndërkohë, efektivët Blu reaguan duke përdorur gaz lotsjellës për  shpërndarjen e banorëve. Ngjarja mori përmasa, duke u bërë temë dite, reagimesh e kundër reagimesh nga politika në vend. Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në një reagim gjatë ditës, u shpreh se objektet që po shemben janë ato të personave që kanë përfituar kompesim.


Lulzim Basha, ndonëse nuk mohoi faktin që banorët janë kompesuar, u shpreh se kur PD të vijë në pushtet ajo do t`i kompesojë banorët me vlerën e tregut për pronën e tyre. Faktin që kanë marrë dëshmpërblim për banesat e tyre e pohuan edhe vetë banorët, por duket se shumat e përfituara duket se nuk i ka kënaqur pronarët e objekteve që u shembën. Ndërkohë, pavarësisht rezistencës, IKMT vazhdoi punën gjatë gjithë ditës në prani të forcave të policisë, duke rrafshuar dhjetra objekte për t`i hapur rrugën më pas projektit të Unazës së Re.




Skip to toolbar