Inceneratori i Elbasanit, GJKKO cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Lefter Kokës

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 5 qershor për seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të ish-ministrit Lefter Koka dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për inceneratorin e Elbasanit.

Në Apel Koka kundërshton dënimin me 5 vjet e 8 muaj burg dhënë nga Shkalla e Parë më 5 tetor 2023.


Gjykata e Posaçme vlerësoi se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është korruptuar dhe ka pastruar para edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit.




Skip to toolbar