Prokurori amerikan i 21 janarit që voton sot shkarkimin e Trump

BOTA


Dhoma e Përfaqësuesve sot po diskuton rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra të parin e shtetit amerikan dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve.


Dhe njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko njoftoi sot se do të votojë për të hequr dorë nga detyra e presidentit Trump.

Por kush është John Katko dhe çfarë e lidh atë me Shqipërinë?

Katko ësht ënjë nga prokurorët amerikanë që bëri ekspertizën e FBI për 21 janarin. Ekspertiza u kërkuar asokohe nga kryeministri Berisha dhe mbërriti në Shqipëri në janar 2021.

Katko dha dorëheqjen në 2013 dhe në 2015 u zgjodh kongresmen në New York për Partinë Republikane.

Katko është republikan i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të hequr dorë nga Trumpi shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.

“Nuk mund të injorohet që presidenti Trump inkurajoi këtë kryengritje – si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti krijoi një mjedis të djegshëm të keqinformimit, heqjes së ligjit , dhe ndarje”, tha ai në Twitter.




Skip to toolbar