Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi

KOSOVA


Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqjen këtë të premte.

Mësohet se dorëheqjen, Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti nëpërmjet një letre.


“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Latifi u emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.




Skip to toolbar