Kancelari gjerman: Është i nevojshëm vazhdimi i dialogut me Putinin

BOTA


Kancelari gjerman Olaf Scholz në një deklaratë të premten tha se është “absolutisht i nevojshëm” vazhdimi i dialogut me presidentin rus Vladimir Putin, sipas CNN. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, Scholz tha: “Është absolutisht e nevojshme të vazhdojmë të flasim me Putinin. Dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë, siç do ta bëjë edhe presidenti francez.”

“Dhe ka disa vende dhe lider që duhet të flasin me të. Dhe është e nevojshme që ata të jenë të qartë, sepse kur flas me Putinin, them, për shembull, të njëjtat gjëra që ju thashë edhe juve: Ju duhet ta kuptoni se nuk do të ketë paqe të diktuar (d)”, tha Scholz.


“Dhe nëse vërtet beson se të pushtosh një vend dhe më pas të shpresosh se kohët do të ndryshojnë dhe çdo gjë do të kthehet në normalitet, ky është një gabim. Ju duhet të tërhiqni trupat tuaj dhe duhet të arrini një marrëveshje me Ukrainën, e cila është e pranueshme dhe e drejtë për popullin e Ukrainës”, shtoi Scholz.




Skip to toolbar