Kaosi në Kuvend, Taulant Balla: Sa kohë ka padi në SPAK për Berishën, do kemi këtë situatë

Më të fundit


Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës, ku deputetët mbështetës të Sali Berishës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lejojnë zhvillimin e punimeve.

Kryetari i Grupit Parlementar Socialist Taulant Balla tha se kaosi në Kuvend shkaktohet për shkak të çështjeve në SPAK që janë për familjen Berisha.


Ai shtoi se vetëm sot familjarët e viktimave të 21 janarit depozituan në SPAK një kalëlzim të ri kundër ish-kryeministri Berisha, Lulzim Bashës dhe punonjësve të gardës.

“Skenari po ndodh çdo seancë. Ndërkohë që sot familjarët e dëshmorëve të vrarë më 21 janar janë në SPAK për depozitimin e një padie të re kundër Sali Berishës dhe të gjithë zinxhirit të përfshirë në vrasje, sa kohë ka një kalëlzim për 21 janarin ne do të jemi në këtë situatë në Kuvend.

Familjarët ndodhen në SPAK ku akuzojnë Sali Berishën për vrasje bnë bashkëpunim, kjo situatë do të ndodhë këtu.

Për sa kohë ka një çështje në SPAK për Gërdecin dhe Shkëlzen Berishën, kjo situatë do të vijojë këtu”, tha Balla.




Skip to toolbar