Kapet kokainë e madhe në Fier e Vlorë. Policia dy operacione blic


Dy operacione të suksesshme ka realizuar policia në Fier dhe në Vlorë duke goditur trafikun e lëndëve narkotike dhe duke vënë në pranga disa shtetas. Në Vlorë është arrestuar në flagrancë një shtetas 23 vjeçar ndërsa janë sekuestruar 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.

Ndërsa në Fier janë arrestuar 3 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Janë sekuestruar 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).

G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale”, njofton policia e shtetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

FierFinalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Shënjestra".Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të fortaNë pranga 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminaleSekuestrohen rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 22. Mai 2019

VlorëGoditet një tjetër rast në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni i koduar "Silenciatori" .Sekuestrohen 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë.Në pranga poseduesi i tyreNë vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Silenciatori".Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen "Pavarësia", me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 23. Mai 2019


Skip to toolbar