“Keni ngritur ndërtesa e lukse qeveritare”, Teliti: Disa pa lidhje me procesin

Më të fundit



Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se në procesin e rindërtimit, përpos banesa për banorët, janë ndërtuar edhe godina për qeverinë dhe bashkinë në Tiranë.

Dorjan Teliti: Procesi është ngadalësuar. Janë ndërtuar godina për qeverinë dhe për bashkinë, përpos atyre ndërtesave të të prekurve nga tërmeti. Shkojnë shumë para për luksin qeveritar.


Nga 12 godina, 5 shkojnë për zyra qeveritare. Pse Drejtoria e Tatimeve duhet të jetë pranë banesave të qytetarëve? Janë godina qeveritare që s’kanë lidhje me këtë proces.

Etjen Xhafaj: Nëse keni akuza, mund të drejtoheni në institucionet e drejtësisë. Ty s’ka përgjigje që të bind. Tek 5 maji, Bashkia Tiranë ka zgjedhur model hibrid për rindërtimin.

Në mënyrë që këto zona të mos jenë geto, po do kenë edhe godina qeveritare. Nuk nisi tani e mbaroi tani, nuk ndërtohen sot, por ka vizion për zhvillimin e një zone.