Kombëtarja kuqezi realizon fotot zyrtare përpara pjesëmarrjes në “Euro 2024”

KOMBËTARE


Kombëtarja shqiptare po vazhdon fazën përgatitore në Austri, në prag të Euro 2024. Për disa momente, skuadra është shkëputur nga stërvitjet, por ka qëndruar në fushë.

Seanca e lehtë stërvitore me lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit, u shoqërua me angazhimin e të gjithë futbollistëve, stafit dhe drejtuesve të federatës, për fotografitë zyrtare përpara eventit në Gjermani.

Ashtu si edhe në Euro 2016, Kombëtarja shqiptare do të prezantohet me kostumet e atelier “Altin Mici”, që kuron imazhin e kuqezinjve. Për Euro 2024 u realizua një set special veshjesh për ekipin dhe të gjithë stafin kuqezi.



Skip to toolbar