Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në qytetin e Korçës. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur pas një grabitje që i është bërë banesës së tij. Viktima, shtetasi Gëzim Nako, 57 vjeç, babai i dy fëmijëve, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer në vendlindje vetëm dy ditë më parë, pasi kishte kaluar pushimet verore në Turqi me gjithë familjen.
Nako është gjetur pa jetë në banesën e tij, ndërsa policia ka konstatuar vrasjen me armë zjarri.
Sipas policisë dyshohet se disa persona kanë hyrë për të grabitur banesën e tij, në të cilën jetonte së bashku me bashkëshorten në lagjen numër 7 të Korçës.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të krimit.