Kreu i SPAK takohet me përfaqësues të DEA-s në Washington

AKTUALITET


Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, SPAK kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të DEA-s amerikane.

“Rezultati i takimit: bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash informacioni me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK i vendosur për të garantuar ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!” thuhet në njoftim të SPAK.


Kreu i SPAK, Arben Kraja së bashku me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Veizaj dhe prokurorin Vladimir Mara ndodhen për një vizitë 1-javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Skip to toolbar