“Kryeinspektorat në qiell”, Rama flet për satelitin: Do jetë syri që i sheh të gjitha! 

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me ngritjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 do krijohet një “kryeinspektoriat” që sipas tij s’ka parti as kushërinj dhe as emër të përveçëm që do luftojë dhe ndërtimet pa leje.

Ai ka ironizuar dhe inspektorët në terren për të cilët tha se “sytë ua ka zënë leku” dhe se i bëjnë letrat për në polici të moshuarve që ndërtojnë kotecin e pulave, ndërkohë që nuk bëjnë asgjë për katet e ndërtesave pa leje.


“Do kemi një kryeinspektorit në qiell, që s’ka emër të përveçëm, s’ka parti dhe kushërinj dhe që ka një sy që i sheh të gjitha.

Një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjatë që do bëjë kryeinspektorit është që me satelitet nuk do ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, pa u vënë re, në mënyrë sapo nisin.

Satelitet kanë kapacitetin të shtohen çdo volum që ngrihet mbi sipërfaqen e tokës.mMe një saktësi që ngrihet mbi 70 cm. Në qoftë se do kishim qiellin e hapur, ky perimetër këtu është një perimetër i kapshëm si pikë nga sateliti.

Kjo nuk do varet më nga inspektorë zonash, që janë shumë të zellshëm kur kapin një plakë 85 vjeç dhe që ndërton një kotec, i bëjnë dhe letra dhe nuk kapin pallatet pa leje që shtojnë katet se sytë ua zë paraja.

Kjo punë pa teknologjinë do shumë vite”, tha Kryeministri.




Skip to toolbar