Kryemadhi: Protestat, jo për karrigen e Metës, nuk i lëshojmë bashkitë

Më të fundit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi paralajmëroi se kryetarët e bashkive nuk do të lëshojnë karriget derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa tha se protestat nuk po zhvillohen për të mbrojtur karrigen e Metës.

“Protestat nuk do të mbarojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin. Nuk janë më protestat e opozitës, duhet të themi protesta e shqiptarëve. Protestat tona janë për ta zgjidhur tranzicionin, shqiptarët u lodhën me këtë shfrytëzim. Këtë reagim popullor kaq të madh ka qenë vetëm kur u ngritën kundër komunizmit. Kemi një Parlament ilegjitim. Nuk është problemi tek 101 deputetë, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Ata nuk kanë sot hallin e karriges së Presidentit, ata bërtasin sot se duan taksa më të ulëta”, tha ajo.


Kryemadhi tha se kryetarët e bashkive do të vijojnë të kryejnë detyrat derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, por shtoi edhe 13 tetori i dekretuar nga Presidenti Meta ka problematikat e veta.

 “Kryetarët e bashkive do të vijojnë punën e tyre deri ditën që do vijë një datë re zgjedhjesh sepse edhe data 13 tetor ka problemet e veta. KQZ është ilegjitime, ekziston në saj të një marrëveshje politike, por është një marrëveshje që nuk mund të dali sipër ligjit. Aman se më ngatërrohen zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi. Ajo që i kemi bërë ne këtij vendi, që i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur”, tha ajo.

Nga selia e LSI-së drejt Kryeministrisë, Monika Kryemadhi eci duke dhënë një prononcim për mediat, ndërsa mbante dorë për dorë një fëmijë, kjo në shenjë simbolike për të treguar se protesta do të jetë paqësore dhe se para kryeministrisë protestuesit kanë dalë me familjet e tyre.




Skip to toolbar