Kushtetuesja mbetet pa kryetar, dështon edhe raundi i dytë

AKTUALITET


Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese. Sot u krye raundi i dytë i votimit për tre kandidatët në garë, ku asnjë prej tyre nuk mundi të sigurojë një shumicë votash.

“Rezultati i votimit ishte: 1. Fiona Papajorgii – 3 vota 2. Marjana Semini – 3 vota 3. Holta Zaçaj – 3 vota.


Mbledhja e Gjyqtarève të Gjykates Kushtetuese ka vendosur të zhvilloje raundin e trete tē votimit ne daten 20 shkurt 2023, ora 10:00” thuhet në njoftimin e gjykatës shpërndarë mediave.

Njoftimi i gjykatës:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:

1. Fiona Papajorgji – 3 vota

2. Marjana Semini – 3 vota

3. Holta Zaçaj – 3 vota.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.




Skip to toolbar