Kuvendi, seancë dëgjimore me KED për Kushtetuesen

AKTUALITET


Nisin procedurat parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” do të zhvillojë të premten një seance dëgjimore publike me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, me qëllim informimin mbi veprimtarinë e deritanishme të KED-së në funksion të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.


Realstory.al më herët ka njoftuar se më 5 korrik, mazhoranca do të propozojë emrat për Gjykatën Kushtetuese dhe do t’i paraqesë për t’i diskutuar në Kuvend.

Mësohet se KED është në etapat e fundit të përmbylljes së procedurave për përzgjedhjen e emrave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë pritet të jetë funksionale brenda muajit korrik.

Ky lajm merr një rëndësi të veçantë në situatën aktuale politike kur Presidenti ka nxjerrë 3 dekrete në lidhje me datën e zgjedhjeve, dy prej të cilave janë cilësuar nul nga Kolegji Zgjedhor dhe KQZ. Ndërkohë që rëndësi merr edhe kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e presidentit, vendim ky që pasi të miratohet në Kuvend duhet të marrë vulën e GJK.

Gjykata Kushtetuese aktualisht është jo funksionale prej disa muajsh për shkak se disa prej anëtarëve u përfundoi mandati ndërsa të tjerë nuk kaluan dot procesin e vettingut.

Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është një lajm i keq vetëm për Ilir Metën. Çështjen e parë që kjo gjykatë do të shqyrtojë, pas krijimit të saj, është procesi i shkarkimit të Presidentit Meta, ku shumica duket mjaft e vendosur për të çuar deri në fund. Përveç mazhorancës, edhe ndërkombëtarët e kanë kërkuar me ngulm krijimin e kësaj Gjykate sa më shpejtë të jetë e mundur, si një domosdoshmëri për të ruajtur kushtetuan dhe zbatimin  ligjit, pa u cenuar nga askush.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë , ku tre anëtarë do të duhet të emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.




Skip to toolbar